Zaevi kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe: Nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën e Maqedonisë!

Koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja ka mbajtur një miting me anëtarët, mbështetësit maqedonas të Tetovës, njofton TetovaSot.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij tha sërish se ai nuk do të pranojë të ndryshojë Kushtetutën e Maqedonisë, duke bërë autogol me fjalët e tij i cili gjithnjë po thotë se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe dhe se shqiptarët do të jenë të barabartë me maqedonasit.

“Nuk do të lejojë që askush ta ndryshojë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ne kemi një kushtetutë të mrekullueshme, liberale dhe evropiane dhe se kushtetuta i garanton të gjitha të drejtat e qytetarëve në Maqedoni nga cili do komunitet, por edhe garanton edhe detyrimet e çdo qytetari. Ky plan garanton një shoqëri për të gjithë”, tha sonte në tubimin në Tetovë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi.

Para tetovarëve maqedonas ka folur edhe kandidatja shqiptare e LSDM-së Gjylymsere Kasapi e cila fjalimin e saj e filloi në gjuhën maqedonase dhe nga mesi i tha vetëm dy fjalë duke i përshëndetur tetovarët në gjuhën e saj amëtare.

Edhe pse në këtë tubim të LSDM-së nuk kishte asnjë flamur kombëtarë të shqiptarëve dhe pankartat nuk ishin në gjuhën shqipe, lideri i LSDM-së vazhdon ti mashtrojë shqiptarët se nëse ai i fiton zgjedhjet do e bëjë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare./TetovaSot/