FOTO/ Fqinjët i mbushin Hillary Clinton-it rrugicën e shtëpisë me mesazhe falënderimi

Një numër I madh tabelash dhe posterash janë vendosur ne cepet e rrugës afër shtëpisë se Hillary Clinton  në Chappaqua, Nju Jork, në shenjë falënderimi që kandidoi për presidencën.

Shkrimet ngjyra-ngjyra, falenderimet e shumta dhe mesazhet e ngrohta duket ti kenë zbukuruar demokrates festën historike të amerikanëve, Ditën e Falemnderimeve, shkruan “The Telegraph”.

 "Ne i jemi mirënjohës Hillarit dhe heronjve amerikanë", shkruante një nga tabelat. "Unë jam me të" dhe "Të duam shumë ", shkruanin disa të tjera.

Zonja Clinton shpërndau në Twitter një foto të tabelave në rrugicë , duke thënë: "Unë ju përshëndes me këtë shfaqje që ngrohi zemrën  dhe cdo në cep të rrugës sime sot. Faleminderit të gjithëve ju që bëtë këtë. Gëzuar ditën e falenderimeve."

Kandidatja presidenciale edhe pse humbi zgjedhjet ka qenë subjekt i një numri të madh postimesh ku të gjithë fqinjit dhe jo vetëm, kanë ndarë foto me të./SYRI.net/