Donald Trump sjellje seksuale ndaj së bijës? Përgjigjia e Ivankës i hedh 'benzinë zjarrit’

Ivanka Trump duket se i ka dhënë një përgjigje vërejtjeve për të atin, Donald Trump, se ka një sjellje seksuale aspak normale ndaj vajzës së tij. Edhe pse jo momentalisht, gazetarët kanë gjetur një deklaratë të sajën të para disa viteve, që jep një përgjigje ekzakte për këto akuza.  

“The Independent” raporton se Ivanka mesohet të thënë në vitin 2006 në qoftë se Trump nuk do të ishte babai i saj, ajo do e kishte spërkatur me spray djegës për vetëmbrojtje.

Ajo e ka dhënë këtë përgjigje pasi zoti Trump ka bërë shaka publikisht se ai do të dilte më të në qoftë se nuk do të ishte vajza e tij.

Adhurimi i presidenti të zgjedhur ndaj vajzës së tij është përdorur për një kohë të gjatë nga mediat gjatë fushatës zgjedhore me një numër komentesh se sjellja dhe prekjet e tij ndaj të bijës ishin të papërshtatshme.