Për herë të parë një shqiptar emërohet shef policie në Dibër, ja kush është…

Duket se merrëvshja e koalicionit egzistues në Maqedoni po siguron një perfaqësim më të mirë të shqiptarëve në qeverisjen lokale dhe qëndroere.

Ministria e Brendshme ka bërë ndryshime të përsonelit në stacionin policor të Dibrës. Për komandant të ri të këtij stacioni është emëruar Argëtim Vojnika, i cili deri tani ka qenë komandant i policisë në kalimin kufitar “Bllatë” në kufirin me Shqipërinë.

Argëtim Vojnika është jurist i diplomuar që ka kryer disa detyra në policinë e Dibrës. Ai në këtë detyrë vjen në vend të Rashit Ismailovski. Ndërsa në detyrën e komandantin në kufi është emëruar Milaim Abazi.