Talat Xhaferri: Ligji i gjuhëve do të hyjë në fuqi pa firmen e Ivanovit

Kryekuvendari Talat Xhaferi ka folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në debatin në Tv Telma. Ai deklaroi se ky ligj do të hyn në fuqi, edhe pse kryetari Ivanov nuk e nënshkruan dekretin.

“Ligji do të shpallet pa nënshkrimin e kryetarit, pasi që ai e refuzon, ndërsa Kushtetuta ka dispozita të caktuara që i obligon të gjithë bartësit e funksioneve që ta respektojnë Kushtetutën dhe mos t’i pengojnë institucionet tjera në punë”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se Ligji do të shpallet në Gazetën Zyrtare, me arsyetimin se kryetari e refuzon nënshkrimin, dhe se është vendim i tij se kur do të bëhet kjo. Ai shtoi se Ivanovi do të jep llogari për këtë gjë.