Lubonja: Është antishqiptare ti japësh frymëmarrje Edi Ramës

Analisti Fatos Lubonja nuk ndalet në sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, në lidhje me vendimin në fund të qershorit të BE për negociatat me Shqipërinë, analisti i njohur Fatos Lubonja ne “Studio e Hapur” tha se “Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në shumë drejtime këto vitet e fundit”.

Sipas tij “është antishqiptare t’i japësh frymëmarrje këtij kryeministri me hapjen e negociatave”.

“Më duket një debat fyes që unë të diskutoj sikur bëhet fjalë për ndonjë ndeshje futbolli fitoi apo humbi, ku mendimi që jep Gjermania, apo cilido qoftë shteti, qenka më i rëndësishëm se sa mendimi që kemi ne në Shqipëri që jetojmë përditë me gjithë problemet e saj.