Era Istrefi performon për herë të parë në Dubai

Fillimisht menduam se ishte duke shijuar disa ditë pushimi në Dubai por më vonë zbuluam se Era Istrefi ndodhet atje për një koncert.

Këngëtarja e famshme e cila prej kohësh është ndërkombëtarizuar falë hiteve të saj “Bon Bon”, “Redrum” dhe “No I Love Yous”, vetëm pak ditë më parë ka publikuar hitin e radhës “Origami”.

Së fundmi, Era ka publikuar disa foto në profilin e saj të Instagram-it ku tregon se së bashku me ekipin e saj po bëhen gati për të dhënë një koncert në Dubai.

Kjo është hera e parë për këngëtaren nga Kosova që performon në këtë shtet ekzotik por premton se do të krijojë një super atmosferë.