Në Mirditë, banorët u përballen gjithë natën me zjarrin, digjen 10 ha pyll

Banorët e fshatit Thirre të Mirditës kanë luftuar më flakët gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, ndërsa mësohet se janë djegur 10 hektarë me pisha dhe shkurre.

Zjarri i rënë mbrëmë rrezikonte edhe 10 banesa që ndodheshin afër vatrave të zjarrit, por fatmirësisht ndërhyrja e banorëve bëri që zjarri të vihej në kontroll.