Topalli ashpërson akuzat ndaj Bashës/ I rreme dhe qesharak, ja pse ka thirrur Kuvendin Kombëtar...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk ka kursyer akuzat e forta ndaj kryetarit Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli u shpreh se Basha ka thirrur Kongresin për të shmangur skandalin me lobimet ruse.

"Unë besoj se as Basha nuk e di pse po e bënë këtë Kuvend, ai di vetëm një gjë, që ditën që është shpallur që do ketë Kongres nuk i ka thënë shqiptarëve që do jetë për statutin. Pas hetimit për lobimin që ka nisur në SHBA, Basha del dhe thotë do bëjmë Kuvend.

Ai të dielën do të mbledh delagatët dhe do të diskutojë për ndryshimet që janë të Lulzim Bashës, asgjë tjetër.

Kjo që bënë Basha është një farsë. Çdo gjë që sillet rreth tij është e rreme. Ai thotë do të ndryshojë Shqipërinë ky status, por është një gënjeshtër, është një tallje e madhe. Basha, është një rast unikal, nuk hyn në asnjë histori politike, është diçka e pashpjegueshme, por di që ky kongres është thjesht një agoni e këtij drejtuesit, i cili po e vesh si farsë. Vendi sot është pa qeveri dhe pa opozitë!", shprehet Topalli.

Sipas Jozefina Topallit, Basha është qesharak dhe po bën letrat për të qënë i përjetshëm.

"Lulzim Basha është i rremë, është qesharak. Është super i rremë, kur thotë do të bashkojmë partinë, ndërkohë që po bënë letra për të qenë i perjetshëm. Është i rremë kur flet për oligarkët. Në një vend ku qeveria dhe opozita janë bashkë, kjo është shumë e rëndë", tha ajo.