Drejtori i Veliajt, sulmon Vangjush Dakon: Bashkia e Durrësit i ka krijuar kushtet…

A ka nje betejë klanesh brenda Partisë Socialiste. Pushteti përgjithësisht priret ti amortizojë gjithmonë këto fenomene, por kur tensioni është i madh ato shpërthejnë në mënyra të ndryshme.

Dy grupet më fort të identifikuar deri dje kanë qenë ai i Erion Velijat, pjesë të cilit konsiderohet edhe Fatmir Xhafaj, Endri Fuga, Arbian Mazniku, etj dhe nga ana tjetër grupimi i Saimir Tahirit pjesë e të cilit njihet edhe kryebashkiaku i Durrës Vangjush Dako.

Dhe pikërisht kur grupimi i Tahirit ka mbetur pa kokë, grupi i Veliajt duket se ka nisur punën për asgjësimin politik të rivalëve. Rasti konkret është ai i Drejtorit të Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës, Dorian Hatibi që përmes rrjetit të tij social Facebook ka sulmur drejpërdrejtë Bashkinë e Durrës të drejtuar nga Vangjush Dako.

Hatibi i referohet në sulmin e tij një aktiviteti  ndërkomëtar për arkeologjinë që po zhvilliohet në Durrës e që mesa duket bashkia e Vangjush Dakos nuk ka marrë asnjë masë që organizimi t’i përgjigjet nivelit të pjesmarraësve.

“Bashkia e Durrësit i ka krijuar të gjitha kushtet, që tryeza ndërkombëare e arkeologjisë që po zhvillohet në Durrës, me disa nga personalitetet më të mëdha të botës akademike në mesdhe tek Pallati i Kulturës, të duket si e periudhës Antike Romake! Pa drita, pa audio, pa kondicionim! Mresëlënëse të shohës profesorët e famshëm të fshin djersët  me dorë, të bëjnë fresk me fletore dhe të lexojnë materialet me dritën e celularit. Arkeologjia prioritet”- përfundon reagimin e tij drejtori i Erion Veliajt ndërsa e shoqëron postimin e tij edhe me foto nga aktiviteti.

Denoncimi qëndron dhe sigurisht që turpi i shkon i gjithe Gjushit të betonit në Durrës. Vetëm se kur bëjnë moral edhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës që firmosin nga mëngjesi në darkë rrënimin dhe shkatërrimin e çdo vlere qytetare dhe arkitekturore të kryeqytetit sigurisht, që postimi në fjalë nuk është veçse treguesit i një përplasje të tufave të egërsirave që po shqyhen mes tyre për pushtet.