Kapet skafi në Sarandë, dyshimet e policisë

Një skaf rreth 5 metra i gjatë është gjetur nga policia në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë.

Dyshimet janë se mjeti lundrues mendohet se do të përdorej për trafik droge.

Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet në zonë.