Sulmuesi i Romës karikon ekipin: E dimë si eliminohet Liverpooli

Stephan El Shaarawy, sulmuesi i Romës, ka folur për gjysmëfinalen e kthimit kundër Liverpoolit, pasi “të kuqtë” fituan 5-2 në ndeshjen e parë në “Anfield Road”.

“Në fillim duhet të mendojmë për Chievon, sepse ne duhet të arrijmë me çdo kusht në Champions League sezonin e ardhshëm. Duam të jemi në Champions edhe sezonin që vjen dhe kjo është shumë e rëndësishme. Do të na duhet një tjetër arritje si ajo kundër Barcelonës dhe kemi treguar se mund t’ia dalim. Duhet të gabojmë sa më pak, sepse Liverpool të ndëshkon, por edhe Barça njëlloj ishte”, thekson sulmuesi.