Ylli i Reali e pranon: Kishim fat me Bayernin, ata na vunë nën presion

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e pranon se skuadra e tij ka pasur pak fat në fitoren ndaj Bayern Munchen.

"Ata kishin më shumë mundësi sesa ne, por është normale që nëse luan në gjysmëfinale të Champions Leagues do vuash", tha Kroos.

"Ata zgjodhën një formacion shumë ofensiv dhe na vunë nën presion nga minuta e parë, gjë që ne prisnim, por është e vërtetë që mund të kemi luajtur më mirë. Ne nuk e mbajtëm dot posedimin e topit aq mirë sa për të ushtruar kontrollin që ne dëshironim në lojë, por në fund ne patëm fat për të shënuar dhe kemi një rezultat të mirë për në ndeshjen e kthimit në Madrid”, theksoi gjermani.