Salah apo Neymar? Zbulohet se cilin do Ronaldo te Reali i Madridit

Cristiano Ronaldo dëshiron te “Los Blancos” Mohamed Salah para Neymarit. Kështu ka shkruar sot “Don Balon”.

Egjiptiani pritet që të jetë numri 9 i madrilenëve dhe e sheh Salahun si një aleat më shumë se një rival.

Për shkak të preferencave të Ronaldos, presidenti i Madridit, Florentino Perez, pritet që të ndryshojë pistë dhe të kërkojë Salahun para Neymarit.

Thuhet se Salah do të lirohet nga Liverpool nëse merr një ofertë prej më shumë se 200 milionë paund.