Rama: Në Berlin ua thashë si i thonë kazanit në turqisht, por se dija në gjermanisht...

Kryeministri Edi Rama reagoi sot publikisht lidhur me vizitën e zhvilluar në Berlin, mungesën e një ‘po’ për hapjen e negociatave nga Gjermania, takimin me kancelaren Angela Merkel, si dhe përballjen në Komisionin për Çështjet Europiane në Bundestag.

Rama u pyet lidhur me qëndrimin e mbajtur nga deputetët gjermanë ndaj akuzave për kreun e këtij komisioni, Krichbaun, ndërsa e cilësoi të gjithën një histori kazani.

“Unë kam sqaruar qysh në fillim se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në Gjermanisht është histori e kazanit të thashethemit, ia thashë edhe anglisht edhe turqisht fjalën kazan, por në gjermanisht nuk e dija … ”, tha Rama.