VIDEO/ Dhunuan tifozin e Liverpoolit, Gjykata merr vendimin për 2 romanistët

Dy tifozët e Romës, që rrahën tifozin e Liverpoolit, Shon Koks, janë dërguar ditën e sotme para gjykatës së magjistratëve në South Sefton.

Filipo Lombardi dhe Daniele Shusko ishin arrestuar për sulm ndaj tifozit 53-vjeçar, që mbetet ende në një gjendje kritike, në përleshjet mes tifozëve jashtë stadiumit “Anfield Road”, në prag të sfidës mes Liverpoolit dhe Romës.

Lombardi, 20 vjeç, është ngarkuar me akuzën për dhunë e plagosje të rëndë.

Ndërsa Shusko, 29 vjeç, gjithashtu akuzohet për dhunë, dhe të dy do të qëndrojnë në burg në Liverpool deri më 24 maj, kur do të shkojnë edhe në seancën e gjyqit.