Iuliano s’e harron Partizanin, ja pse dështoi në drejtimin e ‘demave’

Mark Iuliano ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sera”, ku ndër të tjera ka përmendur edhe aventurën e tij në fillim të sezonit me Partizanin.

Ish-trajneri i kuq ka “thumbuar” drejtuesit e 15-herë kampionëve të Shqipërisë, përfshirë edhe Lucciano Moggin.

Ai ka deklaruar se te Partizani nuk kishte një projekt të qartë.

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, më kërkoi t’i jepja një dorë te Partizani, skuadra ku ai është këshilltar. Gjërat nuk shkuan mirë, pasi atje ishte një projekt i paqartë”, është shprehur Mark Iuliano.

Kujtojmë që tashmë ai është emëruar zëvendëstrajner i skuadrës së Udineses, e cila rrezikon rënien nga Serie A.