Këngëtari shqiptar publikon mesazhet me Ronaldon, ja çfarë i ka shkruar në Instagram

Ia paska prishur pak qejfin!

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe vetë shifrat e tregojnë këtë fakt. Me qindra gola, shumë trofe individuale, 5 Topa të Artë e dhjetra trofe të tjerë me ekipet ku është aktivizuar, Ronaldo qëndron në majen e futbollit.

Ai gjithashtu ka shumë fansa e ndjekës në Instagram ku numëron rreth 124 milion të tillë, e një prej tyre është edhe këngëtari i njohur shqiptar Floriani.

Ky i fundit para se të fillonte ndeshja e mbrëmshme Bayern Munchen-Real Madrid i ka kërkuar diçka Ronaldos.

Këngëtari postoi mesazhet të cilat ia dërgoi yllit të futbollit, në llogarinë e tij në Instagram, dhe e etiketoi atë.

“Kqyr jepe naj gol aty ne Bayern”, ishin disa nga fjalët që Floriani ia shkroi Ronaldos privatisht në Instagram. Madje ai e quajti edhe kastravec për faktin se nuk i shkruante asnjëherë.

Por, fatkeqësisht artisti i ri nuk mori përgjigje nga Ronaldo, si në Instagram ashtu edhe në fushën e lojës.  Florian dyshojmë që Ronaldo do të të shkruajë ndonjëherë!