Publikohet VIDEO-ja/ Tifozi sulmon Ribery-n, shikoni gjestin e Ronaldos që ndodhej aty pranë

Një situatë jo e këndshme nuk është transmetuar nga regjia kryesore në ndeshjen ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Real Madridit.

Pas përfundimit të ndeshjes një tifoz i skuadrës spanjolle është futur në fushën e blertë fillimisht për të bërë një “Selfie” me Ronaldon por më pas ka sulmuar dhe tërhequr pas fanelle 'yllin' e Bajernit, Franck Riberyn.

 “Corriere dello Sport” ka publikuar videon ku tifozi shihet teksa shkon për të sulmuar Riberyn ndërsa Ronaldo shikon skenën i qetë dhe në fund buzëqesh.

Pamjet dhe reagimi i Ronaldos po bën xhiron e botes.