Tmerr në pishinë, 12-vjeçari bllokohet për 9 minuta nën ujë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin tmerrues kur disa persona kanë bërë gjithçka për t’ia shpëtuar jetën një 12-vjeçari, këmba e të cilit ishte bllokuar në pompën e ujit, duke e lënë për 9 minuta nën ujë

Kjo video është shpërndarë në rrjete sociale dhe në mediat ndërkombëtare.

Fatmirësisht ai arriti të mbijetonte, falë edhe ndihmës së një personi, i cili përgjatë gjithë kohës i ka bërë frymëmarrje artificiale, derisa mbërritën shërbimet e emergjencës.