Pallati, pronë i ish-kryeministrit shqiptar në Selanik të Greqisë

Kjo ndërtesë që ndodhet në Selanik të Greqisë ka qënë pallati i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtinës. Publicisti dhe historiani, Arben Llalla shprehet se shteti shqiptar duhet ta kërkojë zyrtarisht kthimin e kësaj prones dhe jo të heshtë. Ja mesahzi i tij:

“Shtëpia-Pallat e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina në Selanik, ky objekt është pronë e një shtetasi të Shqipërisë, prandaj do të ishte e udhës që Shqipëria të kërkonte zyrtarisht rikthimin e pronës së shtetasit të saj. Janë me dhjetra shtëpi dhe pasuri të patundëshme të shtetasve të Shqipërisë që pas vdekjes së tyre u janë dhuruar Shqipërisë, por ende Shqipëria nuk ka mundur t'i marë. Duhen të hapen letrat dhe jo të heshtet për këto prona.”-shkruan Llalla.