Kokainë dhe mijëra euro me vete, prangoset shqiptari

Një shqiptar është prangosur gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi i është gjetur me vete një sasi e konsiderueshme kokaine dhe 13 mijë euro.

Arrestimi është bërë në qendrën historike të Genovës në Itali.

Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, 23-vjeçari shqiptar kishte me vete 105 gram kokainë që ishte bërë gati për tu shitur.

Gjatë kontrollit atij i janë gjetur edhe 13 mijë euro që sipas policisë, janë të ardhura nga aktiviteti i drogës.

Pas arrestimit shqiptari është dërguar në qeli në pritje për të dalë në gjykatë.