FOTO/ Deputetë gjermanë refuzuan darkën e Ramës nga restoranti luksoz

Me vendim të grupit parlamentar CDU/CSU,  asnjë deputet i partisë së Merkelit në darkë me Edi Ramën të martën, 24 prill. 

Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag. Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi i mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Europën. Vendimi i kryetarit të Grupit Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkel ishte i prerë: asnje nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga KM Rama në China Club me rastin e vizitës së kryeministrit.

Edhe përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, u shoqërua me habi dhe komente kritike. Të ftuar në darkë ishin vetëm deputetë të CDU/CSU, ndaj pas bojkotit të plotë nga ana e tyre, Rama darkoi vetëm me Fugën e Ballën në restorantin e shtrenjtë.

Për këto zhvillime raportoi edhe Albrecht Meier në gazetën Der Tagesspiegel.