VIDEO/ ‘Bashkia dhe Rama na kanë lënë në baltë’, banorët ngrihet në protestë

Dhjetëra banorë të zonës së Orikumit kanë ndërprerë ditën e sotme mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës duke kërkuar investime në zonën e tyre.

Çështja ende e pazgjidhur e ujit ka bërë që banorët sot të futen në ambientet e Bashkisë së Vlorës dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

Ata janë shprehur se Bashkia e Vlorës dhe Edi Rama i kanë lënë në baltë, pasi u kanë premtuar ujësjellësin, por deri më tani nuk kanë bërë asnjë gjë.

Ata janë shprehur se sezoni turistik ka ardhur, por ata nuk kanë ujë.