FOTO/ Dafina Zeqiri fshin thuajse të gjitha këngët nga kanali i saj në YouTube

Vetëm kështu mund të shpjegohen ndryshimet që kanë ndodhur në llogarinë zyrtare të këngëtares kosovare në YouTube, ku është reduktuar dukshëm numri i videove të publikuara.

Disa projekte të Dafinës janë fshirë nga kanali i saj, duke lënë vetëm 13 klipe të realizuara gjatë 3 viteve të fundit, kur Zeqiri arriti dhe kulmin e karrierës së saj artistike në Shqipëri dhe Kosovë.

Dihet qw këngëtarja po jeton aktualisht në Amerikë, ku synon të integrohet në tregun botëror të muzikës dhe kjo lëvizje mendojmë se ka qenë e qëllimshme nga stafi i saj menaxhues, për të mbajtur vetëm projektet më të arrira dhe më cilësore të artistes./Anabel