Rama kërcënon sërish BE: Rusia po radikalizon myslimanët në Shqipëri, rrezikohet Rajoni

Edi Rama vazhdon të kërcënojë BE-në me Rusinë apo edhe stabilitetin e Rajonit të Ballkanit, nëse nuk vendoset hapja e negociatave.

Duke folur për Reuters nga Berlini se nëse perspektiva europiane e Shqipërisë vihet në rrezik, kjo mund të sjellë rritje të radikalizmit mysliman në Shqipëri.

Sipas Ramës, kjo do rrezikojë stabilitetin rajonal.

Rama dënoi politikanët europianë që i fryjnë ndjenjave anti-myslimane, duke thënë se ata po investojnë tek radikalizimi.

Përpara takimit me kancelaren Angela Merkel, Rama paralajmëroi se Rusia ka për qëllim që të radikalizojë myslimanët shqiptarë.

Ai i bëri thirrje BE-së që të mos lejojë hapësirë për t’u mbushur nga vendet e tjera.

“Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thoja se feja kryesore në Shqipëri është Evropa,” tha Rama për Reuters.

“Pra të gjithë këto forca, janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga ana e Europës. Kështu që i urrej ata,” tha Rama.