Era poston foton nga Dubai, Blunt dhe Real e ngacmojnë sërish

Në një nga tekstet e këngëve të tyre, dyshja Blunt-Real përmendnin edhe Era Istrefin.

Ishte vargu i këngës së publikuar nga dyshja që bëri shumë zhurmë, shkruan intv.al.

Por edhe pse vetë 24 vjeçarja nuk bëri asnjë reagim, ata sërish e nagcmojnë këngëtaren.

Era sapo postoi në Instagram një foto nga Dubai ku edhe ndodhet sepse do të mbajë një koncert. Mes komenteve të shumta, dallon edhe ai i dyshes së shumëpërfolur Blunt-Real.

”Ma e sterrpikta je ti edhe Shaolinat SkuSku. Ja u ke lshu shiun hejterave qull i bone te ti nxet diell’’, i komentojnë ata këngëtares së ‘BonBon’. Por Era sërish nuk reagon.