Ivan Perisic e thotë emrin: Ky lojtar do ta fitojë 'Topin e Artë'

Menjëherë pasi Liverpooli shkatërroi Romën me rezultatin 5-2, ka reaguar Ivan Perisic i cili i jep meritë të padiskutueshme Mohamed Salah.

Sulmuesi i Interit ka postuar një foto në rrjetet sociale të “Topit të Artë” me mbishkrimin e Salah, shkruan SYRI.net.

Kroati e ka të qartë që Salah duhet të fitojë këtë trofe duke lënë pas dyshen Messi-Ronaldo që ka dominuar për më shumë se një dekadë.

Egjiptiani shënoi dy gola dhe dha dy asiste duke zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira të karrierës së tij.