Sasi rekord kokaine, 1.3 tonë, ja ku është kapur

Një sasi rekord kokainë është sekuestruar nga polcia gjatë një aksioni të mirëkordinuar.

Policia kineze ka sekuestruar një sasi prej 1.3 ton kokainë nga Amerika e Jugut. Autoritetet thanë se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vend.

Siç raportojnë mediat vendase droga u kap në qytetin jugor të Shenzhen, ndërsa në pranga janë vënë 10 persona, si të dyshuar që kanë lidhje me kokainën.

Të arrestuarit janë kryesisht nga Hon Kongu.  Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se ngarkesa masive kishte një vlerë  prej një miliard juan ose 160 milionë dollarë amerikanë.