Dikur shok skuadre, sot De Rossi jep deklaratën e pabesueshme për Salah

Ish-shoku i skuadrës, De Rossi nuk ka kursyer fjalët e mëdha për Mohamed Salah,

Mesfushori italian theksoi se pavarësisht se Salah ndëshkoi Romën, ai ndihet i lumtur për egjiptianin që po kalon një super sezon.

“Ne e dimë që Salah është një lojtarë dhe person i madh. Jam i lumtur për të, edhe nëse kjo na kushton me eliminim. Ai ka përparuar aq shumë saqë është vendimtar në ndeshje”, ka thënë De Rossi për Mediaset Premium.

Kujtojmë Liverpooli fitoi me rezultatin 5-2 ndaj Romës dhe është shumë pranë finales së madhe të Champions Leagues.