Rama në Gjermani, i puth këmbët Merkelit: Më duket sikur po takoj Papën

Kryeministri Edi Rama ka arritur që ta prezantojë vizitën e tij në Berlin si një arritje.

Pasi postoi një foto ku duket pritja e tij në Berlin me nderime, ai ka dhënë një intervistë për radion publike.

Në këtë intervistë, ai e krahason takimin me kancelaren Angela Merkel si një audiencë me Papën.

 “Angela Merkel është një kampione e Europës. I gjithë rajoni i Ballkanit shpreson tek ajo,” tha Rama.

 “Është normale që kur një shef qeverie i Ballkanit udhëton drejt Berlinit, të ndjehet si një pelegrin që do të takojë Papën,” tha Rama.

Ai shpreson për hapjen e shpejtë të negociatave. Sipas tij, Europa është për shqiptarët një projekt për paqen.

Megjithatë brenda mazhorancës gjermane ka zëra kundër hapjes së negociatave.