Gjigantët e Champions Leagues gati të paguajnë klauzolën e Hysajt

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli po bëjnë të pamundurën për të nënshkruar me Elseid Hysajn.

Sipas mediave italiane, gjigantët britanikë po interesohen për të gjetur marrëvehshjen me lojtarin pasi nuk e kanë problem të paguajnë klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 50 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Alfredo Pedulla nga Sportitalia ka shpjeguar se agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Mario Giuffredi, është takuar disa herë me Chelsean, skuadër e cila e konsideron 24-vjeçarin si të përkryer për Premierligë.

Megjithatë, skuadra e Antonio Contes do të përballet me konkurrencë nga Unitedi, që është shumë i interesuar për Hysaj, me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Matteo Darmianin në largim.

Ndërkohë, në mesin e të interesuarave është edhe klubi i Liverpoolit.