Harroje Neymarin, Reali 200 milionë euro për një tjetër super sulmues

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen, sipas Don Balon.

Madridi shpresoi ta transferonte Mbappen verën e kaluar, por u mposht nga konkurrenca e PSG-së, lideri i Ligë 1 që e huazoi atë nga Monaco me obligim për ta blerë për 180 milionë euro.

Tani, presidenti i gjigantit spanjoll Florentino Perez shpreson ta bindë PSG-në ta shesë adoleshentin francez duke i premtuar se nuk do ta kërkojë më Neymarin.

Kujtojmë që PSG kohët e fundit është interesuar për të nënshkruar edhe me Neymarin për të cilin nuk do të kursehen milionat.