Ish-Presidenti shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet...

Ish-Presidenti italian Giorgio Napolitano, 92 vjecc,  u shtrua me urgjencë mbrëmjen e sotme në Spitalin San Camillo, pas një problemi në zemër.

“Repubblica.it” shkruan se  ai do t’i nënshtrohet menjëherë një operacioni kirurgjikal në aortë.

Ish-Presidenti kishte pasur dhimbje të forta në gjoks këtë paradite, dhe pas një vizite nga kardiologu i tij i besuar dhe kontrollet e para shëndetësore, u vendos që të shkonte në spital.