‘Calexit’, i hapet drita jeshile proçesit për referendumin e ndarjes së Kalifornisë nga SHBA...

Avokatëve, të cilët duan që Kalifornia të shkëputen nga pjesa tjetër e Shteteve të Bashkuara, iu hap drita jeshile të hënën për të filluar mbledhjen e firmave për iniciativën e tyre.

Sekretari i Shtetit i Kalifornisë Alex Padilla njoftoi se propozimi ishte hapur.

Propozimi i fundit është t'u kërkojë votuesve në vitin 2020 që të vendosin nëse do të hapin një diskutim për ndarjen. Nëse miratohet, një zgjedhje e dytë do të mbahet një vit më vonë duke i kërkuar votuesve të afirmojnë vendimin dhe të bëhen një vend i pavarur.

Avokatët kanë afat deri në mes të tetorit për të mbledhur 365,880 nënshkrime të votuesve të regjistruar.

Marcus Ruiz Evans dhe Louis J. Marinelli, bashkë-themeluesit e grupit “Yes California”, thanë se votimi i dytë do të tregojë se kalifornianët janë seriozë në lidhje me shkëputjen dhe do të përforcojnë vendimin për qeveritë e huaja për të njohur pavarësinë e shtetit.

"Ne e kuptojmë se mund të duket si një kohë e gjatë për të pritur," i tha Marinelli “The Times of San Diego”.

"Por ne kemi nevojë për kohë për të pasur një dialog serioz me popujt e Kalifornisë për arsyen pse ata duhet të mbështesin referendumin e pavarësisë duke votuar po. Votuesit duhet të marrin një vendim të informuar kur shkojnë në votime për të përcaktuar të ardhmen politike të Kalifornisë ", shtoi ai.

Evans i tha CNBC-së se ndërsa grupi i tij është progresiv, ata i përqafojnë disa ideale konservatore.

"Ne jemi progresive, prandaj nuk na pëlqen Trump", tha Evans.

Evans thotë se anëtarësia e grupit të tij është rritur katër herë që kur Presidenti Trump mori detyrën. Janë rreth 44,000 anëtarë aktualisht.

Ka pasur përpjekje të shumta në të kaluarën për Kaliforni që të shkëputet nga pjesa tjetër e Amerikës. Ata ose janë tërhequr ose nuk kanë arritur të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të avancuar.

Ndërsa grupi “Yes Kaliforni” po nxit, një tjetër iniciativë për të ndarë Kalifornian në tre shtete të veçanta po merr gjithashtu formë.

Ky plan, i mbështetur nga miliarderi Tim Draper, do të krijonte një shtet të Kalifornisë veriore me San Franciskon, një shtet tjetër pranë Los Anxhelos dhe një i tretë që mbulon Luginën Qendrore, si dhe San Diegon.

Dhe nëse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, ekziston një propozim tjetër në lojë i njohur si "Neë California", që do të shkurtonte qarqet rurale dhe do t'i bënte ato në shtete individuale.