Kërkoni të bëni praktikën pranë Ambasadës së SHBA, ja ku duhet të aplikoni

Ambasada Amerikane në Tiranë pranon aplikime deri në 3 maj për praktikant në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.

Misioni i SHBA-së ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë dhe të barabartë në punësim për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh përkatësinë politike, racën, ngjyrën, fenë, origjinën kombëtare, statusin martesor, orientimin seksual, moshën apo mundësitë e kufizuara.