Vuçiç: Serbia, vendi i parë i ardhshëm anëtar i BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, falënderoi sot Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë për mbështetjen e fuqishme për vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se Serbia dëshiron të jetë vendi i parë i ardhshëm anëtar në BE.

Në një konferencë për media në Bukuresht paralajmëroi formimin e grupit punues në të cilin do të jenë ministrat e komunikacionit, transportit dhe komunikimit.