Sekretarët e Përgjithshëm të KBR, Majlinda Bregu 2019-2021 dhe Igor Lukshic 2022-2024

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) është lancuar në 2008 si vazhdim i Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore. Ky Këshill punon nën drejtimin e SEECP. Kjo organizatë e ka selinë në Sarajevo. Përveç zyrës në Sarajevo, kjo organizatë ka edhe një zyrë ndërlidhëse në Bruksel me BE dhe NATO.

Deri në 1 janar 2019 sekretari përgjithshëm është Goran Svilanovic, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, i cili e kam bajtur postin për 6 vjet.

Në këtë organizatë bëjnë pjesë vendet e Ballkanit por edhe disa vende të BE dhe organizata të tilla si Këshilli i Europës, BERZH, BEI, IOM, OECD, OSBE, UN, SHBA, BB.

Emrat e Majlinda Bregut dhe Igro Lukshic janë miratuar së bashku, me konsensus, për të bashkëndarë mandatin 6-vjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm të KBR, në Mbledhjen e 10-të Vjetore të mbajtur në Brdo.

Majlinda Bregu nga Shqipëria dhe Igor Lukshic (ish-Kryeministër dhe ish-Ministër i Jashtëm i Malit të Zi), kanë qënë kandidatura të propozuara bashkërisht nga qeveria e Shqipërisë dhe e Malit të Zi (propozime të bëra përmes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe të Malit të Zi).

Kjo mbledhje është bashkëdrejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Goran Svilanovic dhe Matej Marn, Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme të Sllovenisë. /Syri.net/

https://europeanwesternbalkans.com/2018/04/23/majlinda-bregu-next-rcc-secretary-general/