FOTO/ Në maturën 98’ këto dy politikane të njohura ishin shoqe klase me Saimir Tahirin

Në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë studionte Saimir Tahiri, Ogerta Manastirliu dhe Jorida Tabaku. Kujt ja merrte mendja që nga ajo klasë do të dilnin 3 politikanë shumë të njohur shqiptar, ku njëri prej tyre është sot më i komentuari nga opinioni publik dhe vetë Opozita.

Një foto e rrallë tregon regjistrin e vjetër të kësaj klase, ku pikasin 3 emrat e lartë përmendur.

Por sot Manastirliu është ministrja e Shëndetësisë, Tahiri ish-ministër i brendshëm, nën hetimin e prokurorisë për trafik ndërkombëtar droge, e ndërsa Tabaku është deputete e Partisë Demokratike.