VIDEO/ ‘Akili shqiptar’, tërbohen grekët, ja çfarë kanë bërë

Grekët janë tërbuar nga fakti se në disa dokumentarë Akili është shfaqur si shqiptar e jo grek.

Sipas tyre, Akili është helenas, ndërsa në një kronikë të bërë nga Televizioni ANT1, janë sulmuar shqiptarët duke thënë se ‘po falsifikojnë historinë’.

‘Edhe një herë, shqiptarët falsifikojnë historinë greke dhe arrijnë në pikën që të pagëzojnë si bashkëkombës të tyre Akilin.

Në mënyrë të veçantë në dokumentarë, Akili paraqet si një shqiptar i lashtë dhe Troja si një koloni e lashtë shqiptare që e sulmua nga grekët.

Ata madje pretendojnë se Lufta e Trojës ishte bërë nga grekët që jetonin në vendin Pellazgian, domethënë shqiptarët e lashtë’, thuhet në kronikën e ANT1.