Bajerni me shumë mungesa, vjen tjetër lajm i keq para ndeshjes me Realin

Bayern Munchen ka marrë edhe një lajm shqetësues në mëngjesin e sotëm.

Në stërvitjen e parë të ditës së sotme, David Alaba ka pësuar dëmtim duke u detyruar të braktisë stërvitjet.

Raportohet se bëhet fjalë për dëmtimin muskulor dhe se me shumë gjasa mund ta humbas ndeshjen e nesërme.

Jupp Heynckes pritet ta zëvendësojë Alabën me Rafinhan.

Përveç Alabas, në stërvitje munguan edhe Manuel Neuer, Arturo Vidal dhe Kingsley Coman, të gjithë të dëmtuar.