VIDEO/ Tension në Kuvendin e Turqisë, Erdogan del nga salla rrethuar me truproja

Seance plot tensione ajo e djeshmja ne Kuvendin e Turqise, pjese e te ciles ka qene edhe Presidenti i vendit  Erdogan. 

Tonet u ndezen pasi një ditë më parë Partia Republikane e Popullit, CHP, njoftoi se 15 deputetë të saj do t’i bashkohen partisë së qendrës Iyi. CHP, që është edhe partia më e madhe e opozitës.

Vendimi sipas tyre ishte brenda kornizave demokratike, por kjo shkaktoi tone te forta dhe perplajse ne Kuvend.

Ka qene pikerisht ky kalim qe ka tensionuar situaten duke degjeneruar edhe ne perplasje. Ne debat e siper ne video duket qe Erdogani le sallen e punimeve, por eshte i rrethuar nga shume truproja.