Formula 1 rikthehet të transmetohet në Shqipëri, ja ku mund t’i shihni garat pa pagesë

Të apasionuarit pas garave me makina do të mund të shohin tashmë sportin e tyre të preferuar, njofton SYRI.net.

Formula 1 nuk po transmetohej në asnjë nga televizionet shqiptare, por tashmë vjen lajmi i mirë.

RTSH ka arritur të sigurojë sinjalin për të transmetuar garat e Formula 1 për tre sezone, nga 2018 deri më 2021.

Sporti i garave të shpejtësisë më në fund rikthehet për tifozët shqiptarë në kanalet sportive të RTSH-së, e cila u bën një surprizë të bukur taksapaguesve dhe ndjekësve në të gjithë territorin e vendit tonë.

Që nga gara e ardhshme, Formula 1 mund ta ndiqni pa pagesë në RTSH.