Sulm me armë në ndeshjen e futbollit në SHBA, 2 të vdekur

Një sulm me armë ndërpreu një ndeshje futbolli mes të rinjve sot, në Ditën e Falënderimeve, në një park në Louisville, Kentucky, SHBA.

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, citohen burime zyrtare, nga mediat lokale. Viktimat janë dy meshkuj me ngjyrë, saktësoi policia. Të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, tha zëdhënësi i policisë lokale për mediat, Dwight Mitchell.

Policia nuk ka bërë ende asnjë arrestim.

Të shtënat ndodhën gjatë "Juice Bowl", një lojë futbolli mes të rinjve në “Shawnee Park”, që zhvillohet çdo vit.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. Nuk dihet nëse sulmi ka sfond terrorist.

/Syri.net/