'Mos u kthe më në Tepelenë që të shash Ramën!', mesazhi me pistoletë në kokë që iu dha Xhutit

"Mos u kthe më në Tepelenë për të sharë qeverinë". Ky ishte mesazhi me pistoletë në kokë që iu dha Florian Xhutit, zyrtarit të PD-së që zhvilloi disa takime në atë zonë javën e kaluar në kuadrin e riorganizimit të PD-së

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili e denoncoi ngjarjen, vërejti para medias se mesazhi ishte "përpjekje mjerane për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesve të saj, që kanë denoncuar me forcë kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike në Tepelenë, Memaliaj dhe në të gjithë Shqipërinë; ngjarje kriminale që ka për qëllim intimidimin e opozitës dhe largimin e saj nga zonat që deri dje mbilleshin me kanabis, me lejen e Saimir Tahirit.