VIDEO/ Telefononi 112 për çdo emergjencë, numri zbulon dhe adresën tuaj
Policia e Shtetit ka publikuar për qytetarët një kujtesë: Numrin 112 - numrin e përbashkët telefonik, të cilin mund ta përdorë çdo qytetar për të komunikuar me shërbimet e emergjencës (Policinë, Ambulancat, Zjarrfikësen dhe Skuadrat e Shpëtimit).
Në rastet kur thirrësi nuk mund të përcaktojë venndodhjen e tij, këtë mund ta lokalizojë sistemi i numrit “112” nëpërmjet qelizave të operatoreve telefonikë.
Asnjë telefonatë nuk humbet, ndryshe nga sa ndodhte më parë kur Policia e Shtetit humbiste 1/3 e thirrjeve telefonike nga qytetarët, në mungesë të një sistemi solid.