Dedikimi prekës i gazetares për operatorin

“Marso, na le ne komision!” – me the dhe qeshe gjithe javen e kaluar kur ne kryesi punuam bashke! Une thjesht doja te benim lajme, dhe jo qe mbremjen e se djeles, lajm te te beja ty! Nese jane keshtu, kurre mos u befshin keto lajme! Sot t’i po iken lart ne qiell, dhe pse shpirtin ja fale thellesise se detit! Te qofte dheu i lehte! -Ky ka qenë dedikimi prekës i gazetares Marsela Karapanxho për operatorin Armando Hallvaxhiu i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në thellësinë e ujrave të Karaburunit teksa bënte zhytje.

34-vjeçari me profesion operator, pasion kishte zhytjen dhe ngjitjet ne mal. E ishte pikërisht pasioni i tij që i mori jetën.