VIDEO/ Napoli fiton me ‘dhunë’ ndaj Juventusit, ‘luftë’ deri në fund për titullin e Serie A

Napoli arriti të triumfonte ndaj Juventusit me rezultatin 0-1, duke rihapur kështu Serinë A.

Goli i mbrojtësit Kulibali në minutat e fundit të lojës, i dha fitoren skuadrës së Sarrit, e cila e sheh veten tani 1 pikë larg bardhezinjve që kryesojnë kampionatin.

Paraqitje dinjitoze edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili ishte një nga më të mirët në fushë, duke iu bërë bllokadë lojtarëve të Juventusit.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit italian, një gjë është e sigurt, që skuadrat do të luftojnë deri në fund për fitimin e titullit.

Kujtojmë që bardhezinjtë sfidën e ardhshme do të ndeshen me Interin në transfertë, ndërsa në javën e parafundit do të jenë mysafirë në Romë.