FOTO/ Trajneri kroat vjen nesër për Partizanin, është ish-futbollist kombëtareje

Partizani po mendon prej kohësh për të ardhmen dhe përtej përgënjeshtrimeve të klubit, ka pasur kontakte me trajner kroat.

Drejtuesit e Partizanit kanë negociuar me një trajner kroat. Sipas “Sport Ekspres”, bëhet fjalë për Mario Tokiç, trajner kroat 42-vjeçar.

Ish-futbollist me emër i Kombëtares kroate, si dhe i Rijekës, Dinamo Zagrebit, por edhe Austrisë se Vjenës, Rapidit dhe Grazer AK, Tokiç ka drejtuar Lokomotivën e Zagrebit prej vitit 2016 deri në janar të këtij viti.

Tokiç ka qenë disa herë në Tiranë dhe do të jetë nesër me stadium për të ndjekur Partizanin.

Marrëveshja është e mbyllur dhe nëse Partizani humbet nesër, nuk është çudi që të nisë menjëherë punë, edhe pse plani është për në verë.

Operacioni mundësohet nga Mario Cenolli, menaxheri i njohur shqiptar, ndërkohë që Partizani vlerëson sidomos faktin që Tokiç ka punuar dhe ka arritur suksese të mëdha të Lokomotiva, me ekip U23.