Të fejuarit, Ozani dhe Elifi nga Turqia arrestohen në aeroportin e Rinasit

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar sot një çift të rinjsh të fejuar nga Turqia. Ozan I. dhe Elif I.; ai 21 vjeç dhe ajo 18 vjeçe, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Policia tha se aAta u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Shtetasit e mësipërm janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara; ata do të udhëtonin në drejtim të Londrës.

Ozan dhe Elif kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.